Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli bashkë me gjyqtarin dhe trajnerin e boksit Agim Tahirin, njëherit ish-kampionin e Jugosllavisë Mehmet Bogujevci, si dhe trajneri i Klubit të Boksit nga Peja, Viktor Zefi, gjatë ditës së sotme vizituan Klubin e Boksit “Dukagjini”, në Klinë.
Ata u pritën nga drejtori Klubit, Hajdin Balaj, trajneri Ramiz Balaj, sekretari Elmi Salihu si dhe anëtarët e këtij klubi.
Mysafirët panë nga afër stërvitjet dhe kushtet e Klubit të Boksit nga Klina, derisa përgëzuan për sukseset që po tregojnë në këtë sport.
Ndërsa, drejtori Hajdin Balaj, i falënderoi ata për vizitën, duke kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Takimi përfundoi dhe me një darkë./Klina info/