FC Prishtina e pret në çerekfinalen të DigitAlb Kupës së Kosovës, Vushtrrinë.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:00 dhe për këtë duel, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur t’i hapin dyert dhe tu ofrojnë tifozëve hyrjen pa pagesë.KlinaInfo/
Në faqen zyrtare të klubit prishtinas është konfirmuar që hyrja për tifoz në këtë ndeshje do të jetë falas.
Kujtojmë që FC Prishtina kishte hapur gjithashtu dyert edhe për dy ndeshjet tjera të Kupës, ndaj Minatorit dhe Arbërisë.
Prishtina në ndeshjen e nesërme do të provojë të kualifikohet për herë të 9-të pas luftës në gjysmëfinale të Kupës.
Prishtina dhe Vushtrria këtë edicion janë takuar vetëm njëherë, në Vushtrri, në javën e shtatë ku kryeqytetasit kishin triumfuar 3-0. AG,KlinaInfo/