Irani dhe Rusia kanë mbledhur të dhëna nga votuesit amerikanë në mënyrë që të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi është dhënë nga FBI-ja që thotë se Teherani është përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese te votuesit demokratikë.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, John Ratcliffe, dhe drejtori i FBI, Chris Vray, thanë në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo vendi që përpiqet të ndërhyjë në zgjedhje, shkruan Indeksonline.
Retcliffe specifikoi se qëllimi i “postave elektronike të rreme” të Iranit, të cilat pretendohet se janë dërguar nga grupi i ekstremit të djathtë të mbështetësve të Donald Trumpit “Djemtë krenarë”, është të shkaktojë trazira dhe të dëmtojë presidentin aktual.
Ai shtoi se të dhënat mund të përdoren për të përcjellë një mesazh të gabuar tek votuesit e regjistruar, të cilët dërguesit shpresojnë se do të mbjellin konfuzion dhe kaos dhe minojnë besimin në demokracinë amerikane.
Ratcliffe tha se asnjë veprim i ngjashëm nga Rusia nuk u vu re, por se ata janë të vetëdijshëm se Moska gjithashtu ka informacione në lidhje me votuesit.
“Këto janë lëvizje të dëshpëruara nga armiq të dëshpëruar”, tha Ratcliffe./