Fatos Hasanaj pas 22 vitesh i jep fund karrierës si polic dhe nis profesionin e avokatit

Pas 22 vitesh karrierë, Fatos Hasanaj nga Klinq i ka dhënë fund angazhimit si Polic i Kosovës, derisa i njëjti përmes një postimi në FB ka njoftuar se ka dhënë betimin si avokat.

Ky është njoftimi i plotë i Hasanajt:

Të nderuar familjar, kolegë, miq, shokë e dashamirë!
Me ndjenja të përziera të krenarisë në një anë por edhe të nostalgjisë, e mërzisë më lejoni të ndaj me ju sot dy lajme të rëndësishme në lidhje me karrierën time.
Pas plot 22 viteve, po i jap fund angazhimit tim në policinë e Kosovës dhe po filloj një epokë të re duke dhënë betimin si Avokat.

Jeta ime, ashtu si edhe e shumë prej juve, ka qenë një sfidë. Unë i përkas një gjenerate që është rritur paralelisht me sfidat e popullit tonë.

Ndjenjat e krenarisë vijnë natyrshëm, ndihem absolutisht krenar që isha pjesë e Institucionit më të respektuar e nderuar në Republikën e Kosovës, aty ku u ballafaquam në front me sfidat e qenësisë së vendit tonë.

Institucion i cili ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit e paqes në vend, Institucion nga I cili dolën madje edhe kolegë dëshmorë. Ndihem krenar gjithashtu, sepse e mbajta me krenari emblemën e shenjtë të policisë së Kosovës në vitet më të rêndësishme të jetës time të rinisë dhe po dal faqebardhë e kokëlartë dhe i plotësuar që gjithmonë isha në krye të detyrës me nderë, përkushtim dhe ndjej se kam plotësuar misionin tim si pjesë e tij, por jo edhe misionin e shërbimit ndaj këtij institucioni.

Duke dhënë betimin si avokat natyrshëm më vije në kujtime betimi si 21 vjeçar kur fillova punën në Policinë e Kosovës. Por, angazhimi im nuk përfundon këtu, ky është vetëm një fillim i ri për të vazhduar punën dhe kontributin tim në shërbim të kombit e shoqërisë sonë.
Zotohem, se do jem zëri për të drejtat e kolegeve e kolegëve në policinë Kosovës, i gatshëm të luftoj për të drejtat e tyre.

Sot, si profesionist dhe si Baba i dy fëmijëve, përveq shkollimit, i kalitur edhe me përvojën time 22 vjeçare në Polici , qëllimi që i kam vënë vetes është që, me tërë kapacitetin tim njerëzor dhe intelektual, të punojë që fëmijët tanë, të rriten në një shtet që ofron drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen e tyre.

Gjithmonë në shërbimin tuaj!

Ju falemnderit!

Avokat Fatos Hasanaj!