Faruk Smajli emërohet Drejtor i Inspektoratit në Klinë

FARUK SMAJLI DREJTOR I INSPEKTORATIT

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj sot ka emëruar drejtor të Inspektoratit Faruk Smajlin nga fshati Pjetërq i Epërm.
Faruku ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, ndërsa është në përfundim të studimeve postdiplomike në po të njëjtin drejtim.

Ai ka përvojë afër 10 vjeçare si kontabilist e menaxher në kompani të ndryshme e shumë të suksesshme. Po ashtu, për afër dy vite është pjesë e Komitetit të Auditimin në Komunën e Klinës.

Që nga sot Faruku do ta udhëheqë drejtorinë e Inspektoratit, për çka besoj plotësisht që do ta kryej punën me profesionalizëm, përgjegjësi e ndershmëri.