Pas përhapjes së panikut që është krijuar këto ditë në vendin tonë për shkak të rrezikut të koronavirusit dhe masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, llapjanët kanë nisur të mobilizohen në ndihmë të familjeve nevojtare.
I pari që ka filluar këtë aksion humanitar është një qytetar nga fshati Bradash i Komunës së Podujevës, i cili ka shprehur vullnetin dhe dëshirën që të ndajë 5000 kg miell falas për 100 familje (50 kg për një familje) nevojtare që janë në komunën e Podujevës.
Qytetari që dëshiron t’ju dalë në ndihmë familjeve skamnore është Gzim Hasani i cili është veteran i UÇK-së dhe aktualisht pjesëtarë i FSK-së.
Gzimi përmes profilit të tij në Facebook, njofton familjet nevojtare që miellin mund ta marrin nga dita e nesërme në tri pika: Podujevë, Sekiraqë dhe Bajqinë.
Për më shumë informata kontaktoni në këta numra telefoni: 045-444-222 & 044-241-022.