Është thyer dhe vjedhur shtëpia e familjes së dëshmorit të UÇK-së, Agim Qelaj në rrugën Gani Kelmendi.
Familja e tij ka kërkuar që të kthehen gjësendet dhe do t’i shpërblej hajnat me 3000 euro.
Sipas tyre ato nuk kanë ndonjë vlerë në para por kanë vlerë emocionale pasi janë kujtimet e vetme që kanë për dëshmorin.
Kjo është kërkesa e tyre:
Te nderuar shok miq dhe ju te tjere!
Eshte thyer shtepia e kojshise dhe mikut tone Besim Binak Qelaj ne Rrugen Gani Kelmendi (afer Ringovit) nje pjese e juaja e dine se familja ime eshte perkujdese per ate shtepi,kjo eshte edhe nje arsye me shum per mua qe ato gjera te kthehen te pronari!
Jane mare gjesende te Heroit tone Kombetar Agim Binak Qelaj,besojme se nuk jane mar me qellime te keqija,per kete arsye pason shperblimi nese kthehen,thjeshte nese vetem hidhen ne oborr te Besimit ose timin (Endrit Berisha)!
Shperblimi eshte 3000€,
gjesendet e maruna nuk e kan kurre ate vlere por jan me vlere emocionale per familjen sepse jane gjerat (shenjat) e vetme qe familja i ka prej Agimit!
Ju apeloj edhe nje here ne ndergjegjen e juaj,kush e din ku jane ose kush i ka te na ndihmoj ti gjejme!
Komplet lagjeja jemi te prekur nga ky akt!!!
Ju faleminderit per mirekuptim dhe shpresoj ne bashkepunim!
Me respekte
Endrit Agim Berisha