Dimri i këtij viti po konsiderohet ndër më të butit e viteve të fundit.
Por, kaq i lehtë nuk është edhe për familjen Rexhepi, që jeton në periferi të Prishtinës, shkruan gazeta inFokus.
Kjo familje jeton në kushte të vështira, derisa edhe këto pak reshje që ranë, po ia rrezikojnë shembjen e shtëpisë.
E për tu ngrohur e përdorin një shporet të vjetër, por që shpesh nuk kanë as çka të djegim.
Florie Rexhepi, bashkë me burrin e pesë fëmijët e saj, mezi po ia dalin të mbijetojnë, shkruan gazeta inFokus.
E kërkesa e saj më urgjente është një shtëpi, pasi po e kanë të pamundur ta ndërtojnë me vetëm rrogën e burrit.
Këtyre, telashet veç ua shtojnë edhe sëmundjen, për të cilat kanë vështirësi t’i sigurojnë barnat.
E ata që kanë mundësi t’iu ndihmojnë sadopak mund të kontaktojnë në këta numra:+ 383 49 131 131 / +383 44 462 978