Tre anëtarët e familjes Krasniqi që u aksidentuan ditë më parë në Gjermani, u varrosën në Rahovicë të Ferizajt.
Trupat e Zaimit 35 vjeçar, djalit të tij, Florit 12 vjeçar dhe nipit, Bleonit 18 vjeçar, u pritën me arkivole në Aeroportin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Nga Sllatina kufomat më pas u dërguan për t’u pastruar në xhaminë e fshatit, derisa në shtëpitë e familjes veçse kanë ardhur njerëz për kreshendosh.
Këta dhe shumë të tjerë që erdhën nga vende të ndryshme, më pas u bën bashkë në varrezat e katundit.
Të tre trupave, iu fal namazi i xhenazes veç e veç.
E përcjellja e tyre për tek varret bëhet nga familjarët dhe shoqëria që kishin ardhur edhe nga Zvicra, si puna e disa fëmijëve që ishin shokë shkolle të Florinit.
Familjarët njoftuan se e pamja do të mbahet tre ditë, derisa treguan se vogëlushja Fiona dhe nëna e saj, njëherit drejtuesja e makinës Tahirja që i shpëtuan aksidentit, janë në gjendje të mirë në spital në Gjermani dhe jashtë rrezikut për jetë.