Familja Ëmblematike e Sadik Ramë Gjurgjevikut ka bërë luftë heroike kundër të gjithë armiqve të popullit Shqiptarë.

Familja Ëmblematike e Sadik Ramë Gjurgjevikut ka bërë luftë heroike kundër të gjithë armiqve të popullit Shqiptarë.
Me Turq ,Malazez , Italianë, dhe Serbë.

Sidomos në luftën e Qelisë ju kishin bërë dëme të shumta forcave qetnike të brigadës”Bokelshka” ku zyrtarishtë organet e OZNAs e kanë pranuar se në atë betejë ju kishin vrarë e plagosur 300 qetnik të ardhur nga Serbija.

Nga vëndluftimi të vrarë e të plagosur qetnik në luftën e Qelisë i kanë bartur me qerre kuajsh deri në fshatin Pograxhë ,e nga aty me tren për në drejtim të spitalit në Pejë dhe në drejtimin e Fushë Kosovës.

Në ketë luftë heroke janë vrarë Shaban Sadiku ,Smajl Hajdari e shumë trima të tjerë gjithsejt 30 luftëtarë lirie .

Nipat e Sadik Ramës nga zullumi i madh ndaj tyre u detyruan të largohen nga Kosova pas shumë vuajtjeve dhe burgosjeve.

Disa u detyruan të merrnin arratinë për në Shqipëri e disa për në Amerikë.

Atyre qe mbetën në Kosovë ju shtrua zullumi nga UDBja dhe OZNA famëkeqe.

Po bënin presione për të rekrutuar bashkëpunëtorë nga nipat e Sadik Ramës .

Të njëjtin fat e pati edhe daja im, Gani Hysen Berisha, të cilit qetnikët ia kishin vrarë babanë se bashku me bashkë fshatarin e tij Gjon Matë Prënaj i shtëpisë se madhe te Deli Martinve me 24 dhjetor të vitit 1944.

Atij vijimisht i bënin presion që të bëhej bashkëpunëtor i tyre e të shkelte mbi gjakun e babait të tij.

Por daja nuk kishte pranuar me asnjë çmim nënshtrimin tek UDB-a.

Për këtë shkak, ata, në shenjë hakmarrje kishin vendosur ta largonin dhunshëm për në Shqipëri, sepse sipas tyre, ai kishte lindur në Qerret të Durrësit ,e në Kosovë nuk mund të jetonte një shtetas i Republikës së Shqipërisë, ani pse këtu daja kishte vatrat stërgjyshore den-baba-den.

Edhe nëna ime, Kumrija dhe motrat e saja kanë lindur në Qerret të Durrësit.

Në moshën 7-vjeçare, nëna ime ka filluar mësimin në Qerret dhe, si mësues të parë kishte pasur Avdurrahman Qavollin.

Nëna vazhdoi mësimin deri në klasën e tretë të shkollës fillore, por e ndërpreu, për shkak se familja e Sadik Ramës nga Gjyrgjeviku ishte kthyer për të mbrojtur vendlindjen e tyre stërgjyshore kur filloj Lufta e Dytë Botërore.

Nëna ime ishte e vetmja femër në Ujëmirë dhe rrethinë në këtë periudhë që dinte shkrim-lexim punonte gjëra artizanale,dinte të punonte qilima, jana bile në vitin 1964 e ka punuar nji qilim me Shqiponjën dykrenare në formë të flamurit .

Kur kemi filluar shkollën, nëna na ndihmonte që t’i kryenim detyrat dhe mësimet në shtëpi.

Më 1961, daja ynë kishte shkuar për të jetuar në Prizren, për t’i ikur përcjelljes së UDB-s si dhe për të gjetur punë.

Ndërkohë edhe ishte martuar, duke shpresuar se tani do të stabilizohej në jetë dhe në punë.

Një ditë dhjetori UDB-a kishte dërguar spiuj në shtëpinë e tij dhe e kishin paralajmëruar se të nesërmen herët do ta largonin dhunshëm për në Shqipëri.

Por në atë orë daja Gani kishte shkuar tek stacioni i trenit në Prizren dhe një kushëriri tonë i kishte treguar se nesër herët atë do ta largojnë për në Shqipëri.

Po atë natë kushëriri erdhi dhe na dha lajmin e hidhun.

Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 05.00, axha Zeqir, nëna dhe unë, (atëherë isha fëmijë 4-vjeçar), udhëtuam me tren për në Prizren. Nga acari i madh ngricat dhe të ftohtit, unë si fëmijë që isha, qaja.

Në Prizren ka qenë një furrë buke afër urës ku është shtëpia e Lidhjes së Prizrenit. Ndërkohë që ne po kalonim përballë asaj furre, në atë moment të ftoftë, furraxhiu doli për ta hedh prushin.

Me të më dëgjuar mua që po qaja, ai na ftoi brenda që të ngroheshim.

Pas pak kohe u nisëm për te daja, me shpresë se do të takoheshim me të.
Por ishte e kotë. Atë herët në mëngjesin e asaj dite porsa e kishin larguar dhunshëm bashkë me gjyshe Fizën dhe e kishin dërguar në Shqipëri.

Në shtëpi të dajës kishte mbetur vetëm gruaja e dajës, e cila ishte shtatëzanë, e cila pas nji muaj do të lindte vajzën, që do ta quanin Behare.

Pas largimit të dhunshëm të dajës Gani, filluan letërkembimet. Kjo ishte edhe forma e vetme me të cilën çmallej nëna me vëllanë e saj, dajën tonë.

Ishte një burrë plak nga Dobërdoli, Mëhill Musa, i cili,shumë herë kur më takonte te shkolla , më pyste fshehurazi për dajën Gani sesi ështe me shendet dhe a kemi komunikuar me të sepse kishte respekt familjarët e Sadik Ramës.

Mëhilli ishte burrë shumë i mirë e atdhetar i cili në kohë të vështira ishte bërë jatak i ballistëve.

Tek ai kishte gjetur strehim edhe Ndue Përlleshi, një burrë me nam i Lugut të Drinit në luftë kundër bandave çetnike.
.
Shkruar nga Ukë Shala