Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se sot do të presin vizita ngushëllimi pas vdekjes së vëllait të tij, Triumfit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se varrimi i të njderit do të bëhet nesër me fillim të orës 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc, përcjell Klankosova.tv.
“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar Ferati.
Ferati u gjet i vdekur dje pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.