FAMILJA E CARITAS UMBRIA NË LESKOCTE KLINËS DALIN NEGATIV NGA ANALIZAT E COVID 19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë (IKSHP), ka njoftuar sot se rrezultatet e analizave tregojnë që asnjë nga anëtaret e shtëpisë së Caritas Umbria në Leskoc të Klinës nuk kan shenja të infektimit me virusin Covid-19.
Sipas burimeve të Radio Alba, këtë e ka konfirmuar dr.Naser Ramadani – drejtor i IKSHP-së. Ai ka njoftuar që të gjithë anëtarët e familjes së Caritasit Umbria kanë dal negativ nga analizat e kryera në laboratorët e IKSHP-së.

Por rreziku në Komunën e Klinës ende nuk ka kaluar thot për Radio Alba dr.Haxhi Ibishi infektolog në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë. Ai përmes një mesazhi sensibilizues për banoret e Klinës dhe Kosovës bën thirrje që qytetarët mos të dalin pa nevojë nga shtëpitë dhe banesat e tyre. “Qendrimi në shtëpi në 15-20 ditët e ardhshme është akti më i lartë për veten tuaj, për familjen dhe për shtetin. Respektoni në maksimum udhëzimet e organeve shendetësore. Qendroni larg 1-2 metra nga personat e tjerë dhe mbani në maksimum hixhenen përsonale” – thot dr.Haxhi Ibishi.

Pa dyshim ky është lajm i mirë për Klinën dhe qytetaret e saj.

Rasti i parë në Kosovë i diagnostifikuar me Covid-19 i njohur si virusi corona, ishte një vullnetare italiane që shërbente në Caritasin Umbria.

#Rrineshtepi
#Shperndaje
Radio Alba