Ministri i Finacave, Hekuran Murati ka thënë se Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga presidentja.
Murati ka sqaruar se përmës këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues.
“Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator”, ka shkruar ndër të tjera Murati.
Në anën tjetër, AKK ka paralajmëruar se do ta dërgoj në Kushtetuese këtë ligj.
Postimi i plotë i Muratit:
Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidentja.
Përmes këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues, dhe komunat duhet të vendosin më së largu deri më ????️15 shtator për këtë zbritje.
Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator.
Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese.