Shkruan: Lekë Mrijaj
Famullia e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë ashtu sipas të dhënave zyrtare shpallet famulli me dekretin zyrtarë të imzot Nikë Prelës, ipeshkëv i Kosovës, është themeluar 39 vite më parë apo me 31 dhjetor të vitit 1983, që menagjohej nga dom Fran Sopi, famullitari cili është edhe meritor në ndertimin e Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Kjo famulli ritet liturgjike meshtarake me besimtarë dhe katekizmin e saj me nxënësit i kryenin pothuajse nëpër katakombe apo me konkret në varrezat e “Shën Kryqit” në Kryshevë të Vogël dhe në Kapelen e varrezave të Shën Mëhillit në Deiç të Klinës e cila Kishë, është menagjuar së ndertuari e meremetuari nga don Agim Qerkini dhe nên pjesmarrjën e shumë besimtarëve permes meshës e liturgjisë shënjte është Bekuar me 29 shtator 2022 nga Shkelqësia e Tij, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Ipeshkëvisë Prizren-Prishtinë.
Ishin klerikët shqiptarë dioçezian të Kosovës të cilet vepruan në kuadër të famullisë së Klinës, e qe paraprakisht ishte i pari, don Fran Sopi (i cili veproj në këtë famulli për 24 vjet me radhë) pastaj, don Lenc Sopi (veprimtarin në këtë famulli e zhvilloj për 13 vjet me radhë), ndërsa për afro katër vite e deri me sot, me 31 dhjetor 2022, don Agim Qerkini, ( paraprakisht ishte edhe vikar i famullisë së Klinës, qe nga viti 1996-2000 i cili edhe veq tjerash siq e potenconte shumë herë në ndeje të ndryshme dhe në pretkun e Lajmit të Mirë, se periudha e paraluftës, luftës, pas luftës së Kosovës në këtë famulli, don Agimit, i mbeten kujtime me momente të paharruara pikërisht misioni tij gjatë atyre kohërave, pra në sherbim të Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë dhe grigjës së famullisë së Klinës), të cilët të radhitur njëri pas tjetrit, përmes misionit të tyre të shënjtë e Kishës në fjalë bënë fillet e para të historisë së Kishës Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Njëkohësisht këta ishin famullitarët e sipërpërmendur që për asnjëherë edhe përkundër sfidave të natyrave të ndryshme asnjëherë nuk e ndalën me veprimtarin e tyre shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore.
Dita e sotme, është dita në të cilën miku ynë i shtrenjtë i përshpirtshmi e kulturologu ynë i vlerave multidimensionale, dom Agim Qerkini, famullitar i Kishës sonë i cili deri me sot, me 30 dhjetor 2022, qëndroj në altarin e Kishës sonë “Zoja e Këshillit të Mirë” i përshpirtshëm dhe virtytshëm si njē Job biblik i cili edhe e ka thënë meshën lamtumirëse.
I dashtun don Agim, në këtë pikë, unë edhe në cilësin e këshilltarit tuaj e të Kishës së Klinës, është e vështirë të them diçka tjetër pos një Falënderimi të madh! Faleminderit Zotit që ishit në mesin tonë dhe të këshilltarëve tuaj, qe ju i keni zgjedhur dhe ju ke besuar detyrën, dhe Falenderimi ecën edhe për Shkelqësin e Tij, imzot Dodë Gjergji, qe ju dërgoi në bashkësinë e famullisë sonë, në mënyrë që ti kaloni këto afro katër vite të mrekullueshme me ne, ndaj kushtimisht e them se edhe në këshilltarët e Kishës, me juve kemi ndier një motivim, inspirim shpirtëror, kulturor me dashuri të vërtetë…
E them edhe nga këndveshtrimi im për sa qendruat në këtë famulli ishit një shembull në punën dhe veprimtarin tuaj reflektuese. Jam i sigurt që veq tjerëve Këshilltarë edhe unë, jam një nga dëshmitarët dhe i’u jam mirënjohës për këtë. Mirënjohje të veçantë ju shprehi edhe në emër të këshilltarëve për punën tuaj misionarike e vetëmohuese, në fakt përmes veprimtarisë suaj shpirtërore, grigjës së famullisë së Klinës më shumë krenari, lumturi dhe kënaqësi.
Faleminderit që sherbyet dinjitetshëm në famullinë tonë tamam seriozisht me një përgjegjësi dhe u përpoqët të na jepni përshpirtëri që ju dha Zoti, njëkohësisht edhe që ju e keni shpërndarë te ne duke interpretuar Deshmit e Jezusit dhe Shëmbëlltyra të tjera biblike e ungjillore. Ju falënderojnë për çdo Eukaristi që na prezantuat të dielave duke na interpretuar e deshmuar “Lajmin e Mirë” si një misionar me zemër, me pikëpamje të gjerë dhe me diapazon të thellë, pranë grigjës së famullisë sonë, në nxitje dhe përhapjen e besimit në Zot dhe në mbështetje të të gjithëve të tjerëve me nevoja…
Në këto afro katër vite në mes nesh, ju keni qenë gjithmonë këtu, me ne dhe për ne ashtu siç edhe jeni thirrur përmes Eukaristisë na keni frymëzuar e inspiruar me predikime nxitëse, lutje dhe thirrje për pajtim me Zotin. Ne ju Faleminderojm për çdo shërbim qe keni bërë në rregullimin dhe plotësimin e infrastrukturës së Kishës, sallës së kulturës, bibliotekës, dhe oborrit të saj si dhe mbi të gjitha për shaka, buzëqeshje, ndihmë për nevojtarët, për çdo lamtumirë të dashurve tanë pikërisht për çdo fjalë të bukura dhe ngushëlluese! Faleminderit për gjithçka që keni bërë për kishën tonë të “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë qe bartë emrin e një Hyjneshe mbrojtëse dhe shpëtimtare për komunitetin tonë që për ne Shqiptaret njihet edhe me konkret si “Zoja e Shkodrës”. Faleminderit! Faleminderit sinqerisht për çdo fjalë të mirë, dashuri, gëzim bekim që na sollët në zemrat e këshilltarëve dhe të mbarë famullisë.
I dashtun don Agim, ju po shkoni nga kjo Famulli për në Famullin e Prishtinës, thjeshtë për të kapur apo ushqyer zemrat në detin e jetës me rrjetën e Fjalës së Zotit. Lum aty ku shkoni në mision për tju dërguar dhe t’ju jepni e ushqeni me besnikëri Fjalën e Jezusit Zot qe është dhe mbetët Alfa dhe Omega e njerëzimit të botës mbarë. Ne këshilltarët e famullisë emër për emër dëshirojmë dhe lutemi qe në famullin e Prishtinës që ju të pranoheni dhe të vlerësoheni dinjitetshëm për vlerat tuaja shpirtërore, kulturore e njerëzore për të cilin nuk e kemi as me të voglin dyshim për juve…
Do të përmend fjalët e Nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë vepra të mëdha, por mund të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe. Fryma e Shenjtë ju ruajt dhe ju udhëzoftë në rrugën tuaj të mëtejshme të jetës shpirtërore, kulturore e njerëzore. Zoti ynë i mirë ju bekoftë dhe ju ruajt në çdo hap të jetës! E them se ky shkrim artikulues nuk është një shkrim lamtumirës për kalimin tuaj në tjetër famulli, por thjeshtë një Falënderim për gjithçka që i keni dhënë këshilltarëve dhe Kishës së famullisë sonë. Faleminderit edhe një herë don Agim, për vitet tuaja të mrekullueshme që keni kaluar me ne dhe Zoti ju udhëzoftë në udhë të drejtë dhe Shën Luka ungjilltar qoftë ndërmjetësi juaj në rrugëtimin tuaj shpirtëror të meshtarisë dhe në jetën tuaj.
Dhe në fund duam të themi edhe një herë: Faleminderit për gjithçka. Tu rrit pushteta. Shihemi serish dhe u mirëutakofshim!
(Biografia e don Agim Qerkini: I lindur më 02.11.1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe Monika. Shkollën fillore e kreu në vendlindje gjatë viteve 1978-1986. Ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Seminarin klasik në Shkup. Aty përfundoi dy vitet e para (1986-1988), ndërsa dy vitet tjera i vazhdoi në Seminarin klasik “Paulinum” në Suboticë (1988-1990). Pas përfundimit me sukses të maturës u hapi rrugën studimeve të tjera në vijim.
Kështu, më 1990., filloi studimet në fakultetin filozofike teologjike në Zagreb në të cilin diplomoi më 15. korrik 1996. U shugurua xhakon në Zagreb, pranë Misionit Katolik Shqiptar më 25 shkurt 1996 nga Nunci apostolik në Kroaci, Mons. Giulio Einaudi, ndërsa meshtar shugurohet nga Imzot Mark Sopi me 4 gusht 1996., në Kishën e Stubllës, dhe në po të njëjtin vend Meshën e parë e kremtoi me 4 gusht 1996. Menjëherë pas shugurimit për meshtar veprimtarinë në jetën pastorale si vikar e nisi në famullinë e Klinës në shtator të vitit 1996.
Aty veproi për katër vite me radhë si vikar i famullisë. Në vitin 2000 i mundësohet të filloj studimet pos diplomike në Fakultetin Teologjik të Luganos në Zvicër që do të thotë se më 15 tetor 2003 mbrojti temën e magjistraturës e titulluar: “Kisha ndër Shqiptare dhe reformat liturgjike pas Koncilit të II të Vatikanit”. Pas kthimit të tij në Kosovë, më 31 gusht 2004., emërohet rektor në Seminarin “Imzot Lazër Mjeda” në Prizren.
E vazhdoj misionin për meshtarë në Zagreb dhe për shumë vite ishte misionar në “Mision Katolik Shqiptar” në Luzern të Zvicrës dhe për katër vite apo deri më sot, me 31 dhjetor 2022 në famullin e Klinës).