Fadil Millaku:“Rinia, forcë motivuese për ndryshime pozitive në shoqëri dhe politikë”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Klinë, po vazhdon të rrisë angazhimin e saj me të rinjtë, duke i vendosur ata në qendër të planeve për ndryshime pozitive dhe zhvillim.

Prof. Dr. Fadil Millaku, në një takim të mbajtur sot me Rininë Demokratike të Klinës, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e politikave që reflektojnë nevojat dhe aspiratat e tyre.

“Rinia është një forcë motivuese për ndryshime pozitive në shoqëri dhe politikë,” deklaroi Millaku.

Ai premtoi një qeverisje që do të fuqizojë rininë, duke u angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe përkushtim të madh në fushën e arsimit, si shtyllë kryesore për të ardhmen.

PDK dega në Klinë po vazhdon përpjekjet për të mobilizuar energjinë dhe talentin e të rinjve në mënyrë që ata të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe ndryshimeve në shoqëri.