Fadil Millaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim në odën e Bekim Gashit në Balincë, ku ka diskutuar me banorët për programin e PDK-së dhe vizionin e Bedri Hamzës si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Gjatë diskutimit, Millaku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të qytetarëve për të realizuar programin e PDK-së, i cili fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe stabilitetin e Kosovës.
Ai ka shprehur besimin se me udhëheqjen e Bedri Hamzës si Kryeministër, Kosova mund të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të qëndrueshëm.
“Kosova mund të jetë më mirë, dhe ne do të punojmë për këtë,” ka deklaruar Millaku gjatë takimit, duke ftuar të pranishmit të mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
Hashtags:
#kosovamundetmamir
#bedrihamza1
#fadilmillaku57