Prof. Dr. Fadil Millaku, kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 57, po vazhdon të marrë mbështetje të gjerë në fushatën e tij.
Së fundmi, ai zhvilloi një takim në fshatin Pjetështicë, ku u prit me entuziazëm nga banorët që besojnë në programin e PDK-së dhe në angazhimin e Millakut.
Në komunikimet e tij, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e votës për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin.
“Pjetërshtica fuqishëm mbeshtet PDK dhe Bedri Hamzen për Kryeminister!”, shkruan Millaku në postimin e tij në FB.
#MaMirë
#PDK131
#fadilmillaku57
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>