Fadil Millaku, kandidat për deputet nga PDK, nderon ambasadorin William G. Walker për kontributin e tij në historinë e Kosovës

Fadil Millaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shprehur mirënjohjen e tij për mikun e çmuar, ambasadorin William G. Walker, duke theksuar rolin e tij vendimtar në ndryshimin e historisë në favor të Kosovës.

„Me mikun e çmuar që ndryshoj historinë në favor të Kosovës. William G. Walker“, ka shkruar Millaku.

Ambasadori Walker, si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Pas masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, ai e cilësoi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe duke kontribuar në ndërhyrjen e NATO-s që pasoi.