Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Millaku, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Forumin e Gruas të Degës së PDK-së, ku është diskutuar për rolin dhe përfaqësimin e grave në institucionet shtetërore.
Millaku theksoi se gratë në PDK janë jashtëzakonisht aktive dhe do të kenë një rol kyç në zhvillimin e vendit.
“Gratë në PDK do të kenë vendin e merituar në qeverinë e Kryeministrit Bedri Hamza, duke kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës,” u shpreh ai.
Ky takim konfirmoi angazhimin e PDK-së për fuqizimin e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.