Kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi ka vizituar fshatin Sferkë, në 23 vjetorin e themelimit të shtabit ilegal lokal të UÇK-sê “Liria”.
Me këtë rast ai ka përkujtuar gjithë ata që flijuan jetën për liri dhe pavarësi.
Ky është postimi u plotë i Gashit në FB:
Sot e 23 vite më parë me 06.6.1998 me njerëz besnik,intelektual,patriot e të guximshëm e kemi themeluar legalisht Shtabin Lokal të UÇK-së “LIRIA” në Sferrkë.
Falënderim dhe respekt për të gjithë themeluesit,bashkëluftëtarët,invalidet qe derdhën gjakun e Tyre,dëshmorët, martirët dhe familjet e Tyre të cilët dhanë jetën qe ne ta gëzojmë LIRINË.
Përgjithmonë mirënjohës dhe respekt !