Sot u bënë njëzet vjet nga vrasja e ish Kryetarit të Komunës së Klinës dhe të Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci.
Me këtë rast kryetari i Degës së LDK-së, Fadil Gashi bashkë me anëtarë të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i Rracit në fshatin Siqevë dhe busti i tij para Komunës.
Gashi përmes një postimi në FB shkruan:
Edhe sot njëjtë sikur 20-të përvjetoret tjerë.
E njëjtë familja,të njëjtë bashkëpunëtorët e bashkëudhëtarët,e njëjtë dhimbja,e njëjtë krenaria e të gjithë atyre qe punuan më Të,e njëjtë kërkesa për drejtësi për ta zbuluar këtë krim sikurse shumë krime tjera për të cilat institucionet tona dhe bartësit e tyre të cilitdo nivel e përgjegjësi totalisht kemi dështuar qe familjeve të ju ofrojmë këtë drejtësi.
Figura dhe aktiviteti i ish Kryetarit Ismet Rraci nuk ishte vetëm brenda arsimit si një mësues,drejtor shkolle apo i një lideri lokal të komunës së Klinës duke ju shërbyer me vullnet,me urtësi dhe guxim intelektual e atdhetarë të gjithë qytetarëve tonë.
Ismeti jonë i dashur i tejkalon kufijtë lokal ku në rrafshin politik e institucional i bashkohet me punë dhe kontribut duke mos ju ndar për asnjë minut Presidentit tani historik Ibrahim Rugova.
Në rrafshin human qe të i qetësoi e bashkoi familjet tona i bashkohet profesor Anton Çetta duke pajtuar shumë varr e gjaqe.
Sot edhe pas njëzet viteve e ndiem mungesën e Tijë të gjithë por,Ne i themi me përulje dhe respekt maksimal faleminderit për të gjitha qe i bëri për Ne dhe vëndin e Tijë.
Do të përkujtojmë përgjithmonë.
L A V D I !
Kryetari i Degës së LDK-së në Klinë Fadil Gashi