Lidhja Demokratike e Kosovës po gjen mbështetje në çdo pjesë të vendit, teksa po tregon një mobilizim të jashtëzakonshën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit,shkruan Klina.info.
Këtij subjekti politik po i shtohen emra të ri, ku çdo ditë po ka edhe anëtarësime, interesimi më i madh vjen nga moshat e reja.
Lidhja Demokratike, dega në Klinë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sot kjo zyrë ka mirëpritur të rinjët që po i bashkohen atyre.
“Kryetari i Degës së LDK-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet z.Fadil Gashi mirëpret anëtarsimet e të rinjëve në Degën e LDK-së në Klinë”, shkruhet në njoftim./Klina.info/