Ish-komandanti i UÇK-së dhe njëherit kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi, përmes një postimi në rrjetin social FB ka kujtuar 3 dhe 4 shtatorin e vitit 1998, një nga betejat e parat në Sferë kur edhe ra dëshmor Sinan Gashi, derisa u plagosën dy luftëtarët Mujë Gashi e Nezir Berisha.
Ky është postimi i Gashit:
Data 3 dhe 4 shtator 1998 janë data të mbetura në histori ku Shtabi Lokal i UÇK-së “LIRIA” në Sferrkë i përgjigjet ofensivës të forcave sërbe në mbrojtje të vëndit dhe popullit.
Në këtë betejë patem rënien e Dëshmorit të parë të UÇK-së në territorin ton lokal Sinan Gashi dhe plagosjen e dy ushtarëve Mujë Gashi dhe Nezir Berisha.
Përgjithmonë LAVDI dëshmorëve dhe martirëve.
Respekt për të gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.