Kryesues i Kuvendit Komunal në Klinë dhe ish Komandanti i UÇK-së, Fadil Gashi përmes një postimi në FB ka thënë se data 6 Qershor e vitit 1998, mbetet në kujtesën tonë dhe historinë e re të Kosovës si datë e lavdis dhe krenarisë në shërbim të atdheut , ngase në këtë ditë themeluam Shtabin Lokal të UÇK-së “LIRIA” me seli në Shkollën fillore “Emin Duraku” në Sferrkë.
“Prandaj, të gjithë Ju bashkëthemelues e bashkëluftëtar ju ftoi të merrni pjesë në përkujtimin e kësaj dite.
Për këtë vit kjo do të jetë agjenda :
– Datë : 05.6 2022 ora 09.00;
– Vëndi i takimit : Oborri i SHFMU “Emin Duraku” Sferrkë;
– vizitë në vendin e rënies së Dëshmorëve me 14 Mars 1999;
– vizita në disa prej istikameve tona dhe vijat mbrojtëse” shkruan ai.