LDK po mirëpritet kudo, derisa mobilizim të jashtëzakonshëm po tregojnë edhe degët e kësaj partie, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Sot të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së organizuan tryezë debati me kandidatët për deputet nga dega e LDK-së në Klinë, Fadil Gashi dhe Filloreta Berisha.
Ky është postimi i degës së LDK-së në Klinë:
Të rinjtë patën mundësinë të shtrojnë pyetje, kërkesa e sugjerime në drejtim të kandidatëve të cilët u munduan të jepnin përgjigjet që kërkoheshin e njëherit të bëjnë të ditur që do të përfaqësojnë zërin e rinisë së Klinës në Kuvendin e Kosovës. U debatuan çështjet me prioritet për rininë si dhe tema të ndryshme që lidhen me rininë.
Nga takimi dolën propozime dhe kërkesa të ndryshme.
Takimin e udhëhoqi Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Klinë Adnan Bekaj.
Kandidatët morën mbështetje dhe besim të plotë nga të rinjtë.
Voto LDK 132 ☑
Voto Fadil Gashi 49☑
Voto Filloreta Berisha 45☑
Shteti. Shtet.