Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.
Këto komente eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk i bëri pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.
“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.
It is high time for the #EU to grant #Kosovo with visa liberalization and all the EU member states to recognize the country in order to move forward on its Euro-Atlantic integration. This was my message to the President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS and FM @gervallaschwarz pic.twitter.com/IKeounqhw1
— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) March 13, 2022
Për mesazhin e tij e ka falënderuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Anatlia”, ka shkruar Osmani gjithashtu në Twitter. /Telegrafi
Thank you @ilhankyuchyuk for your continuous support. Happy to meet you at #ADF2022 https://t.co/JlOn6pwNn2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 13, 2022