Euro 2024: Super ndeshje sot, e gjithë vëmendja mes Italisë dhe Shqipërisë

Nikoqiri i Kampionatit Evropian Euro 2024, Gjermania, e nisi këtë garë mbrëmë me fitore bindëse kundër Skocisë, duke fituar 5:1.

Sot shënon ditën e dytë Euro 2024, dhe do të ketë super ndeshje, e që e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Italisë dhe Shqipërisë, raporton KosovaPress.
Kjo ndeshje i takon Grupit B të Euro 2024, ku në kuadër të tij do të zhvillohet edhe dueli mes Spanjës dhe Kroacisë.
Ndërkaq ndeshja e parë e ditës së sotme do të luhet mes Hungarisë dhe Zvicrës së Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

AngliaProgrami i sotëm:
15:00 Hungaria – Zvicra
18:00 Spanja – Kroacia

21:00 Italia – Shqipëria