Dhomat e Specializuara janë duke vijuar me bastisjet lidhur me rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
EULEX-i sot është duke bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të presidentit Thaçi.
Bastistja ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, raporton Indeksonline.
Kjo është dita e tretë radhazi e bastisjeve, pas bastisjes së Artan Behramit dje, dhe Bashkim Smakajt e Blerim Shalës të hënën./