Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës”, thuhet gjithashtu në njoftimin e MSh-së.
Aktualisht, në vend janë 1251 raste aktive.