“Është lidhur me…” Xheneta merr më në fund një lajm për Gjestin

Rezart Veleshnja është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ku do të qëndrojë për 24 orë. Gjatë qëndrimit të tij, aktori ka bërë disa batutat pikante.

“Gjesti është lidhur me shokun e burrit të motrës time,” u shpreh Veleshnja, duke ngjallur të qeshura mes banorëve.

Ndërkohë, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka ndarë ndjenjat e saj për Gjestin gjatë një bisede me Edona James e cila gjithashtu ka rihyrë për 24 orë në BBVK. Ajo shprehu mungesën dhe shqetësimin për të, duke thënë se ka frikë se Gjesti nuk e do më.

Edona iu përgjigj me ironi: “Hajt se e sheh kur të dalësh jasht, do të kënaqeni,” duke qeshur dhe siguruar Xhenetën se Gjestin do ta vlerësojë shumë kur të dalë pasi ai e ka dashur gjithmonë.

Kujtojmë se Gjesti nuk do të jetë jasht për ta pritur Xhenetën pasi ai ndodhet në Big Brother Albania. Mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi i plotë i Xhenetës kur ajo të dalë përfundimisht nga shtëpia e BBVK.