Escobar: S’do të lejojmë askënd nga Kosova ta kërcënojë Serbinë

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe ka theksuar se “SHBA-ja dëshiron të jetë një ndërmjetës i ndershëm mes dy komuniteteve”.

Foto: Laura HasaniEscobar: S’do të lejojmë askënd nga Kosova ta kërcënojë Serbinë

AKTUALEDecember 15, 2022 – 08:46

SHPËRNDAJE:

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe ka theksuar se “SHBA-ja dëshiron të jetë një ndërmjetës i ndershëm mes dy komuniteteve”.

I dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Escobari ka përsëritur se SHBA-ja refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, por gjithashtu ai ka thënë se SHBA-ja nuk do ta lejojë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë.

“Kosova ka garanci sigurie nga SHBA-ja, edhe nuk është kërcënim për Serbinë dhe se këto garanci vlejnë edhe për serbët në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Escobari në mediumin serb N1, transmeton portali Dukagjini.

“Ne nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë dhe nuk do të kërcënojmë sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës”, ka qenë deklarata e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Escobari ka treguar se ka vizituar manastirin e Deçanit dhe ka theksuar se “SHBA-ja dëshiron të jetë një ndërmjetës i ndershëm mes dy komuniteteve”.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kanë një të ardhëm të përbashkët në Bashkimin Evropian.