Gabriel Escobari ka dhënë një intervistë në Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik. Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe tema e Asociacionit.
Emisari amerikan ka thënë se ka vërejtur mungesë të vullnetit në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ne do të duhej të insistonim më shumë në implementim e Asociacionit sesa në ndërmjetësimin që dy palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste ne kemi vërejtur mungesën e vullnetit në të dy palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj. Pranimi i propozimit evropian do t’u jepte mundësi amerikanëve që të lobonin te shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë, por se nuk kishin material për këtë” ka thënë Escobar.