I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Ai tregoi shkurtimisht se e ka bërë të qartë se duhet të flasim për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, tha ai.
“E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, u shpreh ai para gazetarëve.