Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, vjen nesër në Prishtinë dhe pritet të takohet me liderët opozitarë.
Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin burimet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që njoftuan se Ramush Haradinaj do të takohet të mërkurën me Escobarin.
Ndërkohë Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga PDK e LDK, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Kujtojmë se Escobar herën e fundit kishte qenë në Kosovë më 24 gusht, ku ka pritur në darkë edhe liderët e opozitës. Atë kohë temat kryesore ishin marrëveshja me Serbinë për letërnjoftime dhe targat.
Sinjali