I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se korrupsioni është problem i madh për të gjithë rajonin.
Escobar tha se Administrata Biden është e përkushtuar në luftën ndaj korrupsionit dhe paralajmëroi se do të ketë sanksione.
“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për ta luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është kaq gërryes për shoqëritë. Nuk mund ta bëjmë një njoftim për sanksione, por të jeni të sigurt që do të ketë”, tha Escobar për një media maqedonase.
“Pra, ndoshta – po?”, e pyeti gazetari.
“Po”, iu përgjigj prerazi Escobar.