Partia Demokratike e Kosovës lidhi koalicion me Lidhjen Demokratike në Klinë për të mposhtur kandidatin e AAK-së, Zenun Elezaj.
Por, ky koalicion nuk arriti të dal fitues i balotazhit të zhvilluar të dielën.
Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Esat Raci ka thënë se një pjesë e elektoratit të Lidhjes Demokratike e Kosovës nuk ka dalë fare në votime.
“Analizë nuk kemi bërë, por rezultatet lënë me nënkuptu që një pjesë e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka dalë fare me votu. Ne kemi rritje për rreth 1800 vota. Ndërsa, kundërkandidati, Zenun Elezaj, nuk ka rritje të votave. Por, me ato joshjet me premtime e politika të punësimit e mekanizmat që i ka pas në dispozicion arriti që t’i ketë 1400 vota më tepër”, ka thënë Raci për Indeksonline.
Më tutje, ai thotë se disa nëndege, siç është nëndega e LDK-së në Zllakuqan prej 230 votave që i ka pas në raundin e parë nuk ka dalë asnjë votë.
“Pjesërisht ka funksionu. Psh. nëndega nga vjen kryetari i degës LDK-së ka funksionu, të jemi real sepse kemi dale fitues”, ka shtuar Raci.
Më tutje, ai ka bërë me dije se kryetari aktual, Zenun Elezaj e ka ftuar për kafe, por nuk ka shpalos detaje nëse mund të ketë bashkëqeverisjes mes AAK-së dhe PDK-së në Klinë.
Kryetari aktual i Klinës i duhet të krijoj koalicione për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin Komunal të Klinës.