Bujqësia, blegtoria dhe agroturizmi do të jenë prioritete në qeverisjen time për zhvillimin e fshatrave të Klinës.
Kështu ka thënë përmes një postimi në FB, kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci.
” Komuna e Klinës do u bëhet krah pune bujqve të vyeshëm dhe me grante investive e subvencione do ta përkrahim tërë zinxhirin e prodhimit dhe nënsektorët me potencial zhvillimor. Mbi 1 milion euro do të jetë përkrahja direkte e Komunës së Klinës për bujqësinë në katër vitet e qeverisjes sime”, shkruan tutje Raci.
Ai ka shtuar se fermerët e ndershëm dhe punëtorë të Klinës do të kenë përkrahje meritore.
“Me investime në bujqësi, blegtori dhe agroturizëm ne do të gjenerojmë vende të reja të punës.
Bashkë për zhvillimin e fshatrave dhe Klinës sonë!”, përfundon postimin Raci.