Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci është takuar sot me të rinjtë e kësaj partie.
Ai thotë se Rinia Demokratike, në vazhdimësi ka qenë promotori i fitoreve të PDK-së në Klinë.
“Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të punojë me disa gjenerata të rinjsh të RDK-së, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në rritjen dhe fitoret e PDK-së. Shumë prej tyre sot janë personalitete shumë të suksesshëm dhe të respektuar në mesin ku jetojnë e punojnë. Ndjehem mirë që përveç se bashkëpunëtorë, i kam edhe shokë të mirë”, thotë Raci.
Tutje ai shton se edhe gjenerata aktuale e RDK-së, ka një përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt fitoreve të reja të PDK-së.
“Djem dhe vajza të shkëlqyer, që duan të kontribuojnë për vendin dhe shoqërinë.
Vizionin tim për qeverisje do ta ndërtojë bashkë me të rinjtë, sepse ata janë pjesa e shoqërisë që kanë të drejtë më shumë se kushdo, të vendosin për të ardhmen. Ata do të jenë çdo ditë me mua në fushatë, do të jenë pjesë e vendimmarrjes, jo vetëm sepse dua unë por sepse atyre u takon kjo e drejtë”, e përfundon shkrimin ai.