Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci bashkë me kryetarin e kësaj partie, dega në Klinë, kanë takuar sot banorët e disa fshatrave.
Përmes një postimi të bërë në FB, Raci ka thënë se kanë biseduar për programin qeverisës të PDK-së, derisa ka shtuar se fitorja e PDK-së, është e nevojshme.
Ky është postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Degës, Sokol Bashota, shefin e Shtabit zgjedhor të Degës së PDK-së, Ramush Agushi si dhe me disa nga kandidatët për Kuvendin e Komunës, sonte, takuam banorët e shumtë të Drenocit, Dugajevës, Poterqit, Dollovës, Rastokava dhe Kpuzit.
Në takimet e zhvilluara veç e veç në këto fshatra bashkëbiseduam rreth programit qeverisës të PDK-së, në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Fitorja e PDK-së dhe e kandidatit për kryetar të Komunës është e nevojshme , kjo shihej tek të gjithë ata që i takuam. Ishin të vendosur që me 17 tetor të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe qytetare dhe të japin verdiktin e tyre. Të votojnë për rikthimin e qeverisë së mirë. Të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
I falënderoj të gjithë për përkrahje dhe emocionet që na i dhuruan!