Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci ka publikuar një status në llogarinë e tij FB.
I njëjti, pas zgjedhjeve të ditës së djeshme ku në Klinë, PDK doli e dyta, ka falënderuar qytetarët për besimin që kanë treguar.
Madje, Raci ka thënë se pas rezultatit ku ata janë në balotazh me AAK-në, është i bindur për fitoren.
Ky është postimi i tij:
Të dashur qytetarë të Klinës!
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së!
E ndjejë fort peshën e besimit tuaj të sinqertë ashtu siç e ndjeje peshën e madhe të përgjegjësisë që kam ndaj secilit prej jush dhe të gjithë juve së bashku.
Burra e gra, të rinj e të reja, qytetarë të Klinës, faleminderit nga zemra për besimin që më keni dhënë.
Sot, ditën e kam kaluar me qytetarët e Klinës dhe e kam parë të kthjellët si loti entuziazmin tuaj për fitoren që na pret. Rezultati i raundit të parë tregon që duhet të bashkohemi edhe më shumë , e do të bashkohemi që t`ja kthejmë komunën e qeverisjen qytetarëve, sepse vetëm atyre u takon, e në asnjë mënyrë grupeve të interesit e të para politikes, që duan me çdo kusht ta manipulojnë vullnetin tuaj për ta marrë pushtetin për vete dhe grupet e tyre. Unë tashmë s`kam pik dyshimi se qytetarët e Klinës do ta bëjnë ndryshimin.
Na priftë e mbara!