Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci dhe kryetari i kësaj dege në këtë komunë, Sokol Bashota, po vazhdojnë takimet me qytetarë ku edhe po marrin mbështetje të fuqishme.
Ata sot shpalosën programin e tyre në disa fshatra në Klinë, ku u pa një entuziasëm i të pranishmëve.
Ky është postimi i Racit:
Modelin e ri të qeverisjes e prezantuam bashkë me kryetarin , Sokol Bashota, para banorëve të fshatrave Perqevë, Volljak, Sferkë, Gremnik dhe Grabanicë.
Zhvillimi i zonave rurale me infrastrukturë të kompletuar, rritja e fondeve për bujqësi, përkrahja për agroturizëm dhe investime të tjera në secilin sektor të rëndësishëm që prek përditshmërinë e qytetarëve tanë , ishin tema të cilat i nxirrem nga programi ynë qeverisës dhe i debatuam bashkë me banorët e fshatrave të sipërpërmendur.
Falënderoj shumë të gjithë për pritjen e jashtëzakonshme, entuziazmin e madh për fitoren e PDK-së dhe kandidatit për kryetar Komune.