Pas debateve në medie të realizuara ditëve të fundit, Esat Raci, kandidat për kryetar të Klinës nga PDK, përmes një postimi në FB ka thënë se dëshiron që të vazhdojë komunikimin me qytetarët në faqen e tij të FB.
“Online po fillojmë të prezantojmë qëllimin, vizionin edhe programin tim qeverisës 2021-2025 për Klinën”, shkruan Raci.
Ai tutje thotë se një nga fushat ku do të përqendrohet kujdesi i qeverisë lokale dhe personalisht si kryetar i Komunës do të jetë në infrastrukturën arsimore dhe krijimin e kushteve optimale për mësimdhënie-mësimnxënie.
“Rritja e cilësisë dhe efikasitetit, do të jetë qëllimi kryesor për arritjen e vlerave arsimore të mirëfillta. Vlera të cilat ndikojnë në ndryshimin dhe zhvillimin e shoqërisë si dhe avancimin e proceseve shoqërore”, shkruan Raci.