Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci përmes një postimi në FB ka falënderuar përfaqësueset e Organizatës së Gruas Demokratike dhe Organizatën e Rinisë Demokratike për organizim të mirë të takimëve të sotëm, në të cilat mori pjesë ai bashkë me kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë, z. Sokol Bashota.
“Falënderoj gjithashtu Deputeten, znj. Blerta Deliu-Kodra si dhe zv. kryetaren e PDK-së,znj. Vlora Çitaku për pjesëmarrje.
Unë kam besuar prej kohësh se mundësia e fuqizimit të grave dhe të rinjve bëhet vetëm përmes promovimit të tyre në role drejtuese. Ne, e dimë se mundësia e grave dhe e të rinjve që të kenë qasje më të avancuar në shërbimet ekonomike dhe sektorë të tjerë nuk është vetëm çështje e drejtësisë- është gjithashtu një nga strategjitë më efektive për zvogëlimin e papunësisë.
Kur gratë, të rinjtë dhe të rejat kanë qasje në burime dhe shërbime, ato, ata, mund të bëhen agjentë të fuqishëm të ndryshimit në familjet dhe komunitetet e tyre. Do të janë udhëheqësit e ardhshëm, fermerët, gratë afariste, mësuesit dhe nënat e së nesërmes.
Gjithmonë i kam konsideruar potencial të jashtëzakonshëm prandaj do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe pjesë e ekipit të qeverisjes së mirë që po vjen”, shkruan Raci.