Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi pritet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të muajit qershor, të vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kanal10 raporton se Krasniqi është ftuar nga trajneri Alain Giresse, për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Belerusisë, shkruan IndeksOnline.
Sipas tyre, sulmuesi i Clujit ka anuluar edhe pushimet e planifikuara pas ftesës që ka marrë dhe do ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës.
Kosova me 16 qershor do të luaj kundër Rumanisë në Prishtinë, derisa tre ditë më vonë luan ndeshjen ndaj Bjellorusisë.
‘’Dardanët’’ në kualifikimet për Euro 2024, bëjnë pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Andorrën e Bjellorusinë.