Jo vetëm Hekuran Berisha, por edhe një tjetër yll ka filluar shkëlqimin te Dukagjini i Ismet Munishit.
Erlis Xhemajli është bërë lider në mesfushën e klinasve, ku edhe sot ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit tregoi cilësitë, duke bërë një asistim të mrekullueshëm.
Mesfushori gjilanas bëri një asistim nga gjysma e fushës për Pefqelin i cili me lehtësi realizoi për 0-1.
Klinasit morën tre pikë të arta në Gjilan, pasi fituan ndaj Gjilanit me rezultat 1-2.
Lisi që luan në pozitën e mesfushorit defensivë ka shkëlqyer këtë edicion në Superligë dhe ka marrë besimin e Munishit duke luajtur në secilën ndeshje.
21-vjeçari është djali i legjendës gjilanase Veton Xhemajli dhe e ardhmja e tij duket se është shumë e ndritur. /Gazeta Olle/