Çfarë fitore e madhe për Dukagjinin ndaj Prishtinës në kryeqytet sot!
Ish-skuadrën e tij, Armend Dallku arriti ta mposhtë 0-1 (Ergyn Ahmeti 73’ (P)), rezultat ky që mund të jetë shumë i vlefshëm për Dukagjinin në luftën për mbijetesë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërkohë që goli i vetëm i përballjes u shënua në pjesën e dytë.
Tentime për të shënuar kishte nga të dyja skuadrat, por golin e gjeti skuadra e Dukagjinit. Në minutën e 73’, i saktë nga pika e bardhë u tregua mesfushori Ergyn Ahmeti, me golin e të cilit Dukagjini arriti ta mposhtë Prishtinën sot, 0-1 pas 90 minutave lojë.
Rreth 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, Bujar Pllana i Prishtinës u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, por kjo nuk luajti rol në epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Kjo fitore bën që Dukagjini dhe Prishtina për momentin të kenë pikë të barabarta në renditjen e Superligës, të dyja nga 42.
Xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Niklin në shtëpi, kurse Dukagjini luan në Klinë ndaj Ulpianës.