Erërat e forta shkaktojn dëme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim

KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta në disa pjesë të Kosovës, dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike.

Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit, ndërsa ekipet e KEDS-it janë në teren për të sanuar dëmet.

Njoftimi i plotë:

Informatë

Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike.

Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.