Erërat e forta nuk po ndalen në rrafshin e Dukagjinit.
Gjendja më e rënduar është në Istog ku stuhia dëmtoi çati të objekteve, ndërkaq më së keqi pësoi rrjeti elektrik.
Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa rrymë që nga e marta në mbrëmje. Rreth 100 punëtorë të KEDS-it janë në terren në përpjekje për të sanuar dëmet nga stuhia që po përcillet me të reshura.