Erërat e forta që fryn sot në qytetin e Pejës kanë shkaktuar dëme materiale.
Në sheshin Skenderbeu po mbahej Panairi i Librit, ndërkohë që era ka shkatërruar tërësisht mbulojën nën të cilën mbahej ky organizim.
Si pasojë, janë shkatërruar edhe disa pemë dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.
Sheshi kryesor në qytetin e Pejës është rinovuar tërësisht vetëm në këtë vit, pas dy viteve punime.
Gjatë ndërtimit të tij ka pasur kritika për faktin që ishin nxjerrë me rrënjë pemët e vjetra ekzistuese në atë shesh, që paraprakisht ishte shtruar me mermer. Pas renovimit pllakat e mermerit janë larguar dhe është vendosur kalldrëmi.
Ndryshe, gjatë ditës ka mbajtur mot i ndryshueshëm në tërë territorin e Kosovës ndërsaky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen.