Erë e rëndë pas djegies së ETC-së në Klinë

Para dy javësh, objekti i ETC-së në Klinë, është djegur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ky objekt ndodhet në afërsi të Pompës së Derivateve “SHELL”, e që punëtoret e kompanisë së fundit, po ankohen.

Ata kanë thënë për Klina.info se po e kanë të pamundur të punojnë jashtë, për shkak të erës së rëndë që po vjen nga djegia e ETC-së.